Pagat në mënyrë marramendëse do t’i rriten edhe këtij sektori
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 24 December 2017
Nëse Qeveria e Kosovës respekton Ligjin atëherë do të duhej të merrte vendim për rritjen e pagave për gjykatës e prokurorë.
Kjo pasi baza rregullativa ligjore ka përcaktuar se të ardhurat e sistemit të drejtësisë duhet të jenë të njëjta me pagat e kabinetit qeveritar. Në këtë situatë, zyrtarët e pushtetit gjyqësor e prokurorial po presin vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave sikurse ka ndodhur me rritjen e të hyrave për Kryeministrit, Ministrave, Zëvendësministrave dhe këshilltarëve.
Nëse ndodh rritja, atëherë, buxhetit për sistemin e drejtësisë duhet t’i shtohen edhe të paktën 6 milionë euro për t’i mbuluar pagat atyre që ndajnë drejtësinë.
Të enjten Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për rritje të pagave për funksionarët e lartë publikë dhe për një pjesë të caktuar të shërbyesve civilë.
Sipas këtij vendimi Haradinaj nga muaji janar do të paguhet 2950 euro, ndërkohë që deri më tash ai është paguar 1550 euro në muaj. Kësisoj Haradinaj me vendim të Qeverisë të cilën e udhëheq ia ka rritur gati 100 për qind rrogën vetes. Rritja vlen edhe për Ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së tij, si dhe për këshilltarët dhe stafin politik të tij.
Por, rritja e pagave të funksionarëve të lartë publikë automatikisht sjell rritje edhe për gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë.
Kështu të paktën e parasheh Ligji për Gjykata dhe ai i Prokurorisë. Pagat e tyre, varësisht nga pozicioni i zyrtarit, janë ekuivalente me pagën e funksionarëve publikë.
Por, punonjësit e sistemit gjyqësor ende nuk e dinë nëse nga ky vendim do të përfitojnë rritje të pagave edhe ata.Zëdhënësja për Informim e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj, ka thënë se ky institucion ende nuk ka marr ndonjë njoftim zyrtar, me të cilin do të njoftonte se u janë rritur pagat proporcionalisht.
“Këshilli Gjyqësor ende nuk ka pranuar ndonjë informacion zyrtar nga Qeveria lidhur me ketë çështje”, ka thënë ajo përmes postës elektronike.Qorraj ka thënë se qëndrimi i KGJK’së është që neni 29 i ligjit të zbatohet.
“Këshilli Gjyqësor, si në çdo rast tjetër, edhe për ketë çështje pret qe te zbatohet Ligji ne fuqi, përkatësisht neni 29 i Ligjit për Gjykata me të cilin përcaktohen “Paga dhe Kompensimi Gjyqësor”, ka thënë Qorraj.
Ndryshe, nëse ky nen do të zbatohej atëherë paga e Kryetarit të Gjykatës Supreme do të duhej të ishte ekuivalente me atë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pra që i bie 2950 euro.
Paga e Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme do të jetë ekuivalente me atë të një ministri në Qeveri, e cila i bie të jetë 2000 euro. Kryetari i Gjykatës së Apelit do të pranojë një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, pra ekuivalent me një pagë të ministrit.
Kryetari i Gjykatës Themelore do të pranojë një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit.
Ndërkohë, ish-këshilltari për çështje Ligjore i ish-Kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, ka thënë se për çdo rritje të pagave në Kosovë do të duhej ta votonin deputetët e zgjedhur të Kuvendit.
“Unë mendoj që ngritja e pagave jo vetëm për qeverinë, por për këdo qytetar të republikës së Kosovës duhet të rregullohej me ligj, për të cilin do të duhej të votonin deputetët e Kuvendit të Kosovës, ashtu siç parashihet për ligjet e tjera që rregullojnë jetën e qytetareve.
Vendimi i kryeministrit mund të rrëzohet në Kuvend, sepse vendimi nuk përbën ligj në asnjë rrethanë, në rastin konkret ka prodhuar pasoja për vetën dhe kabinetin qeveritar, por nuk kanë votuar të përzgjedhurit e popullit për politikat e kryeministrit”, ka thënë Berisha.
Ai e ka quajtur joetike dhe konflikt interesi veprimin e kryeministrit Haradinaj.
“Kryeministri ka mundur t’ua rritë pagën të gjithë të tjerëve, stafit civil, këshilltarëve, zyrës ligjore etj., por për vetveten është në fakt joetike, është konflikt interesi që ai të vendosë për vetveten. Nuk pres që qeveria të reflektojë, unë pres që Kuvendi ta trajtojë si çështje, si konflikt interesi, të pezullohet ky vendim”, është shprehur ai.
“Kjo çështje duhet të rregullohet me ligj, i cili do te balanconte nivelizimin e pagave, që ka qenë një prej premtimeve, mos gabofsha, të Komisionit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Ai ligj nuk ka kaluar asnjëherë dhe në mungesë të gatishmërisë për ta çuar përpara një ligj të tillë duket se dikush e ka parë të udhës ta rregullojë me vendim për vetveten”, ka përfunduar Berisha.
Konflikt të interesit dhe vepër penale e ka quajtur deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, rritjen e tillë të pagave nga ana e Kryeministrit.
“Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave për kryeministrin, ministrat dhe te tjerët është vepër penale. Pra edhe z. Haradinaj, por po ashtu edhe ministrat që kanë votuar këtë vendim, kanë bërë vepër penale. Këtë vendim qysh nesër do ta dërgoj ne Agjensionin Kundër Korrupsionit.
Neni 424 i Kodit Penal i ndalon personit zyrtar të vendosë për një çështje që ka interes të drejtpërdrejtë financiar!”, ka thënë Haxhiu”.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...