Pagat e ulëta arsyeja pse qytetarët po ikin nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 31 July 2022
Mbeten shqetësuese shifrat e larta të qytetarëve të Kosovës të cilët po e braktisin vendin për një jetë më të mirë në shtetet perëndimore. Emigrimi i qytetarëve, vit pas viti po vazhdon të rritet. Derisa në vitin e kaluar ishin larguar nga Kosova 42 mijë e 728 qytetarë, këtë vit pritet që kjo shifër të jetë edhe më e lartë. Për sociologët, arsye kryesore të largimit janë papunësia dhe pagat e ulëta.
Drejtori për statistika të popullsisë në Agjenci të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati ka paralajmëruar se trendi i emigrimit është në rritje, kryesisht për shkak të gjendjes ekonomike.
Ai thotë për KosovaPress se këtë vit emigrimi do të jetë edhe më i lartë se në vitin 2021, kur ishin larguar nga vendi rreth 43 mijë qytetarë.
Këtë parashikim, Kastrati si duket e ka bazuar edhe nga të dhënat e ambasadave të huaja në vend.
“Edhe këtë vit sikur vitin e kaluar do të ketë emigrim të qytetarëve, ndoshta pak më shumë, sipas disa diskutimeve që i kemi pasur me institucionet ndërkombëtare. Por, ky trend do të vazhdojë edhe për një kohë, sepse vendet e fuqishme zhvillimore perëndimore po kanë nevojë për punëtorë. Nëse ndodhë liberalizimi i vizave a do të ketë emigrim edhe më të lartë? Nuk ka të dhëna të sakta, shtetet e ndryshme kanë pasur emigracion të ndryshëm, do kanë shkuar menjëherë pas liberalizimit, do pas një kohe. Besoj se kur do të bëhet liberalizimi i vizave do të ketë një dyndje në fillim për largim, por kanë me qenë të specifikuara se sa mund të qëndrojnë qytetarët në vendet perëndimorë. E shohin atje, e sfidojnë veten atje, edhe ballafaqohen me realitetin, se disi tash është si ‘mollë e ndalur’, s’po munden me shkuar”, thekson ai.
Sociologu Jeton Brajshori thotë se institucionet e Kosovës nuk janë duke bërë aspak mjaftueshëm për të parandaluar një ikje kaq të madhe të qytetarëve, ani se qeveria, sipas tij proklamon vazhdimisht se ka rritje ekonomike.
Brajshori thotë se për parandalimin e kësaj dukurie, duhet të krijohen vende të reja të punës dhe të rriten pagat
“Moshat e reja migrojnë më së shumti, zakonisht ata prej moshës 18 vjeçare deri në moshën 30 vjeçare, që mund të futën në treg të punës më lehtë. Si të parandalohet kjo? Rritja e punësimit, ngritja e pagave, sigurimet shëndetësore, pra qytetari të bëjë një jetë më mirë në vendin e tyre, për arsye se të rinjtë gjithmonë kërkojnë një jetë më të mirë, që është normale për të gjithë rininë tonë që e kemi të mrekullueshme. Dhe kështu shteti duhet t’i rrisë pagat, të krijojnë vende të reja të punës, t’i detyrojë punëdhënësit që t’i paguajnë detyrimet tyre dhe në këtë mënyrë ngritja e ekonomisë bënë që të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre… Institucionet nuk janë duke bërë aspak mjaftueshëm për arsye se edhe pse thuhet se kemi ngritje ekonomike, ne shohim se pagat kanë mbetur në nivelin e njëjtë dhe për këtë arsye shtrenjtimi i çmimeve, e cila është edhe si pasojë e krizës globale, bën që të rinjtë të shohin një jetë më të mirë jashtë”, thotë Brajshori.
Sipas raportit të fundit të ASK-së, numër më të madh të emigrimit ka shënuar komuna e Gjilanit me 4 mijë e 320 qytetarë, të cilët kanë braktisur vendin.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vlerësimin e popullsisë për vitin 2021, thuhet se pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legalë.
Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1 milion e 773 mijë e 971 banorë rezidentë, shifër më e ulët krahasuar me regjistrimin e popullsisë, një dekadë më parë, 2011.

Të tjera
-
Deklarata e Rashiq se është i hapur edhe për opozitën, Lulzim Peci: Ka treguar lidership, nuk është i nënshtruar
Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar deklar...
-
Pamje të të rënda të rrëzimit të helikopterit në lumin Hudson me 6 persona brenda
Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson në New York. Sipas raportimev...
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ke...
-
Washingtoni njeh zyrtarisht si festa Fitër dhe Kurban Bajramin
Guvernatori i shtetit të Washington-it, Bob Ferguson, më 2 prill 2025, ka nën...
-
U raportua i zhdukur, këngëtari lajmërohet vet në polici dhe thotë se e braktisi gruan me vetëdije
Një rast i zhdukjes u raportua në Prizren, pasi një person nuk shkoi për disa...
-
Profesori i Ekonomisë: Fatura e rrymës në Kosovë më e shtrenjtë se në Zvicër
Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se çmimi i energjisë elektrike në...
-
Nushi: Kurti me favore për kompanitë e energjisë, asnjë veprim ndaj KEDS-it që u privatizua falë
Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka deklaruar se kompania për shpërndarj...
-
Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiq e bën edhe Kurtin fajtor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “kërkesat e studentëve jan...
-
“Dil në debat, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë”, Rama i kthehet Bashës: Ke frikë t’i zësh në gojë emrin, o trim me fletë
Vijon përplasja online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha....
-
Ymeri për VV-në: Nuk po japin shenja se kanë ndërmend t’i respektojnë procedurat demokratike
Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e formimit të një qeverie të re, ...
-
Kosharja, Anton Quni: Kërkuam mbështetje, na përkrahën edhe ndërkombëtarët
Në 26 vjetorin e Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme, i ...
-
I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij
Po bëhen gati një muaj që kur pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi u plagos nga...