Lajme

Pagat e ulëta, arsyeja kryesore që mjekët po ikin nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 29 September 2022

Zyrtari për marëdhënie me Publikun nga FSSHK, Enlirat Duraku thotë se ikja e mjekëve nga Kosova, është shndërruar në dukuri me përmasa shqetësuese.

Duraku paralajmëron se me ikjen e mjekëve, në të ardhmen e afërt do të rrezikohen shumë shërbime.

“Nuk është trend global ikja e mjekëve nga Kosova, por është shndërruar në dukuri në vitet e fundit në Kosovë me përmasa shqetësues në vitet 2021 / 2022, gjë që në një të ardhme të afërt potencialisht do rrezikohen shumë prej shërbimeve, pasi është evidente që nuk krijohet një specialist i fushës apo një infermier brenda vitit”, thotë Duraku.

-Advertisement-

Sipas Durakut, faktorët kyç që mjekët janë duke e lënë vendin janë pagat.

Ai thotë se, edhe pse mjekët nuk paguhen si duhet, kujdesi i tyre ndaj qytetarëve nuk mungon.

“Pagat të cilat për momentin janë shumë modeste në krahasim me përgjegjësitë, mundin dhe kontributin e mjekëve dhe infermierëve, pastaj edhe kushtet e punës dhe mungesa e perspektivës janë nga faktorët kyç për shkak të të cilave jemi në situatën aktuale, mirëpo përkundër këtyre, kujdesi i personelit shëndetësor ndaj qytetarëve nuk mungon”, thotë Duraku.

Duraku thotë se, reformat në shëndetësi janë të domosdoshme dhe sipas tij përmisimi i sektorit në fjalë bëhet vetëm me investime, ku shton se investimet janë të domosdoshme veçanarisht për shëndetësinë.Duraku ka përmendur të gjitha kushtet që duhet plotësuar mjekëve, në mënyrë që kjo situatë të rrallohet dhe mos të kemi mungesë të mjekëve.

“Reforma në shëndetësi tani është e domosdoshme. Krijimi i kushteve adekuate për punë, krijimi i mundësive për avancime dhe perspektiva, kompenzimi i denjë për punën e profesionistëve shëndetësor, paga e denjë që do i’u mundësonte profesionistëve shëndetësor një stabilitet sadpak më të mirë finamciar, investime urgjent në resurse humane dhe infrastrukturë janë të natyrës imediate. Një përmirësim mund të ndodhë vetëm me investime. Askund nuk janë më të nevojshme dhe më të frytshme investimet, sesa në sistemin shëndetësor”, tha Duraku për GazetaBlic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera