Pagat e shqiptarëve të Series A
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 07 September 2017
Gazzetta dello Sport ka publikuar sot listat e pagave për gjithë klubet e Serisë A.
Leonardo Bonuçi i Milanit dhe Gonzalo Higuain i Juventusit janë më të paguarit e Serisë A, me 7,5 milionë euro neto në vit.
Pas tyre, Dibala me 7 milionë e Xhixhi Donaruma me 6 milionë.
Po shqiptarët? Elseid Hysaj është një ndër më të rëndësishmit te Napoli në fushë, por në listën e pagave trajtohet ndryshe, sepse merr vetëm 700,000 euro në sezon, lojtari i parafundit në një listë ku kryeson Lorenco Insinje me 3,6 milionë euro në vit. Në fakt, Hysaj është thënë se ka rinovuar me dyfishim page, ndaj merr 1,4 milionë euro, ndaj diçka nuk shkon.
Etrit Berisha, me 800,000 euro në sezon, është i katërti në renditjen e Atalantës, ndërsa Thomas Strakosha, me 600,000 euro, është ndër më pak të paguarit te Lacio, edhe për shkak të moshës shumë të re.
Memushaj me 200,000 euro e Gjimshiti me 100,000 janë ndër më pak të paguarit te Benevento, ndërsa Ajeti është ndër më të paguarit te Krotone, por merr vetëm 250,000 euro në sezon.
Të tjera
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...