Lajme

Pagat e shkurtit sipas koeficientit 105 euro, miratohet edhe në lexim të dytë Ligji për Ndarjet Buxhetore

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 09 February 2023

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, që i hap rrugë ekzekutimit të pagave në sektorin publik me koeficientin në vlerë prej 105 eurosh.

Miratimi i këtij koeficienti, së bashku me amendamentet e miratuara, u bë me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, raporton KP.

Miratimi i këtij ligji mundëson që pagat në sektorin publik për muajin shkurt 2023 e tutje të dalin sipas koeficientit të ri.

-Advertisement-

Debati në Kuvend gjatë ditës për koeficientin u përcoll me përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera