Pagat e mësimdhënësve/ Ministria e Financave del me njoftimin e fundit
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 07 October 2022
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton që marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit Shtator, ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave, duke ua rikujtuar obligimet ligjore që kanë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.
OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e Shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave.
E gjithë kjo, duke pasur parasysh që mësimdhënësit në Kosovë nuk janë më në grevë, se mësimi i nxënësve tani në të gjitha shkollat e nivelet po zhvillohet dhe se shumica e mësimdhënësve nuk e kanë preferuar dhe nuk janë pajtuar me grevën, dhe se MASHTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të Shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike.
MFPT mbetet e përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve dhe financimin e prioriteteve të shtetit, mirëpo gjithmonë duke u siguruar se paraja publike shpenzohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të tjera
-
Për një muaj, mërgata dërgoi rreth 120 milionë euro në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka pub...
-
Ndërron jetë aksidentalisht në Gjermani, mërgimtari nga Skenderaj
Ndërron jetë Flamur Tahiri nga fshati Plluzhinë e Skenderajt. Dyshohet se ...
-
“Theu barrikadën…” – Reagon kompania që organizoi Prishtina Football Fest, ku u arrestua asambleisti i VV-së
'KD Events & Communications' ka reaguar pasi u përfol se hyrja në Prishti...
-
Dinari, Kushtetuesja refuzon kërkesën për pezullimin e zbatimit të Rregullores së BQK-së
Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar të martën kërkesën për caktim të masës së p...
-
Forumi ekonomik botëror (WEFF) diskuton për rrugët e reja të rritjes ekonomike globale
Kryeministri kinez Li Qiang u ka kërkuar vendeve në mbarë botën të përballen ...
-
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, uroj që vendet anëtare të BE-së ta dëgjojnë Borrellin se e kanë shef
Kryeministri Albin Kurti tha se shpreson dhe uron që vendet anëtare të Bashki...
-
Iniciohet hetim për një rast të ndërhyrjes në sistem kompjuterik
Policia e rajonit të Prishtinës me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka in...
-
Tahiri: Duhet të ndërtohet momentum i ri për anëtarësim në KiE
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në Asambl...
-
Dimal Basha i ashpër me Stanon: Hajgarexhi, skuqu pak se mu po më vjen marre për ty
Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stano,...
-
Aksident në Prishtinë, përplasen një veturë dhe kombi
Një aksident trafiku mes një kombi dhe një veture ka ndodhur në rrugën “Agim ...
-
Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP’së me propozim të Qeverisë, GJK: Vendimi anti-kushtetues
Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP’së me propozim të Qeverisë, GJK: Vendi...
-
Hisen Berisha del me një reagim pas kritikave që i mori për takimin me Martin Berishajn: Veproj me logjikë shtetformuese
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë me një reagim pas kritikave që iu b...