Lajme

Pagat e komisionarëve të zgjedhjeve vonohen për dy muaj!

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 13 August 2017

Punonjësit e angazhuar me honorarë gjatë ditës së zgjedhjeve ende nuk i kanë marrë mëditjet nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve.

Para disa ditëve KQZ në një sqarim për media tha që lista me personat që kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 11 qershorit është dërguar në Ministrinë e Financave për transferimin e mjeteve nëpër llogaritë e tyre.

“KQZ, pas verifikimeve dhe korigjimeve të bëra, i ka dërguar në Ministrinë e Financave listat e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit dhe stafit teknik të cilët kanë qenë të angazhuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor 2017. Këto lista janë dërguar për transfer të mjeteve në llogaritë e stafit të angazhuar” thuhet në sqarimin e KQZ-së.

-Advertisement-

Kurse nga ana tjetër, Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave ka thënë se realizimi i pagesave për stafin e angazhuar në zgjedhjet e 11 qershorit është përgjegjësi e KQZ-së.

“Sa i përket mjeteve buxhetore për pagesat e komisionerëve për zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor 2017, qeveria e ka ndarë buxhetin për këto zgjedhje dhe është në përgjegjësi të KQZ-së për realizimin e pagesave” potencoi Shahini.

Në këto zgjedhje, numri i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit dhe stafit teknik të angazhuar ka qenë, 24 mijë e 581 persona. As Shahini e as KQZ në përgjigjet e tyre nuk kanë sqaruar se me cilën datë komisionerët do i kenë paratë e mëditjeve të tyre në konto

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera