Pagat dhe përfitimet shtesë “duhet të rriten në linjë me inflacionin”
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 17 October 2022
Shtetet duhet të sigurohen që përfitimet sociale dhe pagat të rriten në linjë me inflacionin, në të kundërtën njerëzit mund të përballen me uri apo të kenë shtëpi të ftohta, ka thënë Olivier De Schutter, ekspert i Kombeve të Bashkuara për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut.
“Nuk është hiperbolë nëse them që nëse qeveritë nuk rrisin përfitimet dhe pagat në përputhje me inflacionin, do të ketë jetë të humbura”, ka thënë ai.
Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit, dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.
“Sikurse me pandeminë e koronavirusit, më të cenueshmit janë duke paguar çmimin e zhvillimeve botërore. Krizat e kombinuara pritet të përballin 75 deri në 95 milionë njerëz më shumë me varfëri ekstreme vetëm këtë vit”, ka thënë mes tjerash ai.
“Qoftë në Evropë, ku inflacioni ka prekur një rekord prej 10 për qind, apo në Afrikën nënsahariane, ku çmimet e ushqimit janë rritur për gati 24 për qind, buxhetet familjare në gjithë botën janë duke tkurrur përtej pikës kritike”, ka thënë ai.
Kjo nënkupton se “edhe më shumë njerëz në varfëri do të jenë të uritur apo do të kenë të ftohtë këtë dimër, në rast se nuk merren masa të menjëhershme për të rritur të hyrat e tyre”.
Ekspertët e OKB-së janë të pavarur.
Ata nuk flasin në emër të OKB-së, mirëpo kanë mandat për të raportuar gjetjet e tyre në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.
De Schutter u ka bërë thirrje qeverive në hemisferën veriore që të veprojnë shpejt për të izoluar shtëpitë, para stinës së dimrit.
“Dështimi në këtë fushë është thjesht mungesë e vullnetit politik”, ka thënë ai.
Eksperti belg u ka bërë thirrje shteteve që të përfshijnë njerëzit që jetojnë në varfëri, në politikat që synojnë të luftojnë rritjen e çmimeve të jetesës./rel
Të tjera
-
Momenti kur Naim Murseli sillet në seancën e parë për vrạsjen e Liridona Ademit (PAMJE)
Naim Murseli është sjell përballë gjykatës në seancën e parë për vrasjen e Li...
-
Ganimete Musliu pas takimeve me qytetar: Ju falenderoj nga zemra
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka...
-
Aksidenti me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë, policia jep detajet e fundit
Kanë mbetur të vdekur tre persona mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksident...
-
Haradinaj: Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza dhe në fshatra
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradin...
-
Kjo është gjendja e tre policëve të lënduar nga aksidenti në Skenderaj
Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin...
-
Aksident me traktor, vdes një person dhe lëndohet një tjetër
Një burrë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është aksidentuar me traktor. ...
-
Raportimi i Infokusit – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre personave për rastin “Albkings”
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj F.P., E.N., dhe E....
-
Lajçak: Dialogu është më vendimtar se kurrë në botën e sotme
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur ...
-
Aksidenti me fatalitet, dega e PDK-së në Skenderaj anulon aktivitetet për sot
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj dhe nënkryetari i kësaj komune Sami L...
-
Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse
“Është një rastësi e lumtur që Pashkët në këtë vit jubilar ekumenik festohen ...
-
Postimi prekës i mitrovicasit pas vdẹkjes së motrës dhe dhëndrit në aksident: S’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy
Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja mbetën të vdekur të dielën mbrëma në n...
-
80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore
Sot mbahet ceremonia zyrtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit ...