Paga minimale u rrit, por prapë Kosova e fundit: Ja si qëndrojnë vendet e rajonit
Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 28 August 2024
Këtë të mërkure Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin që niveli i ri i pagës minimale në vend të jetë 350 euro bruto, shkruan Gazeta Infokus.
I pari i ekzekutivit, Albin Kurtit tha se paga minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj apo 2 euro për orë pune të rregullt.
“Më 17 gusht 2011 ishte hera e fundit kur ishte rritur paga minimale dhe atë në nivelin 130 euro në muaj. Sot pas 13 vitesh përfundimisht po e ndryshojmë këtë duke e unifikuar pagën minimale për të gjitha grupmoshat pa diskriminim. Kur e patëm propozuar ligjin në vitin 2022 propozimi atëherë ishte për pagën minimale 264 euro bruto në muaj që përbënte një rritje substanciale. Që nga ai propozim ligji fillimisht u bllokua në kuvend e më pas u dërgua në Kushtetuese. Sot do të miratojmë një nivel tjetër, niveli i ri i pagës minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Do të prekë mbi 150 mijë të punësuar”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kjo shumë e pagës minimale do të hyjë në fuqi nga muaji tetor. E ku nga ai muaj e tutje Kosova do të ketë pagën minimale me shumë 350 euro.
Mirëpo edhe pse kjo pagë minimale u rrit, prap se prap, Kosova qëndron me pagën më të ulët në rajon e Ballkanit Perëndimor dhe me shtetet e Bashkimit Evropian.
Sa është paga minimale në shtetet e tjera?
Në Kosovë tashmë është marrë vendimi për Ligjin për Pagën Minimale. Ku ky ligj parasheh që paga minimale të jetë 350 euro bruto për të gjithë të punësuarit në Kosovë.
Sipas të dhënave të Eurostat, Serbia ka pagën minimale më të lartë prej 544 eurove.
Maqedonia Veriore është vendi i dytë me pagën minimale më të lartë në rajon. Ky vend ka pagë minimale 542 euro.
Mali i Zi është në vendin e tretë me pagë minimale me shumën 533 euro.
Në Bosnje dhe Hercegovinë paga minimale është 485 euro, ndërsa, Shqipëria është e parafundit me 385 euro pagë minimale.
Kosova qëndron krejt në fund tashmë me pagë 360 euro.
Sa është paga minimale në BE?
Eurosata ndan shtetet e BE-së në tri kategori, ato që kanë pagë minimale mbi 1500 euro në muaj e që bëjnë pjesë: Luksemburgu, Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca.
Në grupin e dytë janë shtetet që kanë një pagë minimale kombëtare mbi 1000 euro dhe nën 1 mijë e 500 euro në muaj. Këto janë shtetet: Spanja dhe Sllovenia.
Ndërsa në grupin e tretë, janë vendet që kanë pagën minimale nën 1000 mijë euro në muaj.
Në këtë grup bëjnë pjesë: Qiproja, Polonia, Greqia, Portugalia, Malta, Lituania, Kroacia, Estonia, Çekia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Hungaria dhe Bullgaria.
Nga të dhënat e një hulumtimi të Institutit për Kërkime të Avancuara GAP, të publikuar në vitin 2022, mbi 100 mijë punëtorë në Kosovë paguhen me pagë minimale dhe 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...