Ekonomi

Paga minimale në Kosovë do të rritet shumë shpejt

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 27 December 2017

Sot në një konferencë të fundvitit, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka prezantuar punën që ka kryer gjatë mujove të tij qeverisës dhe objektivat për mandatin e tij qeverisës, shkruan Infokusi.com

Gjatë kësaj konference Reçica prezantoj disa nga punët e kryera por me theks të veçantë përmendi objektivat e tij.

Reçica gjithashtu tha se shumë shpejtë në Kosovë do të ketë rritje të pagës minimale por nuk dha shifra sa do të jetë kjo rritje.

-Advertisement-

“‘Në kuadër të Këshillit Ekonomiko Social kemi edhe një Udhëzim Administrativ për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për caktimin e pagës minimale. Komisioni gjegjës brenda KES tashmë është ngarkuar për propozimin dhe e rëndësishmja është që do të ketë ngritje të pagës minimale dhe ajo që dihet është se ajo do të jetë me lartë se 170 euro”, ka thënë Reçica.

Aktualisht në Kosovë paga minimale është 170 euro ndërsa mesatarja është 363 euro /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera