Paga mesatare, e pamjaftueshme në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 26 November 2017
Brenda katër vjetësh, paga mesatare bruto në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka shënuar rritje për 20 për qind.
Në vitin 2012, paga mesatare bruto në Kosovë (përfshirë këtu pagat në sektorin publik, privat dhe publiko – privat), sipas ASK-së ishte 431 euro, derisa në vitin 2016 ishte 519 euro që paraqet një rritjeprej 88 eurosh.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte në sektorin e ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.
“Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2016 ishte 525 euro, duke u rritur për 118. Sektori privat, në vitin 2012 kishte një pagë bruto mesatare prej 367 eurosh, kurse në vitin 2016 kishte 371 euro, që u rrit me vetëm 4 euro”, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se pagat që ata marrin, nuk i përmbushin nevojat e familjeve të tyre.
Idriz Ahmeti thotë se me të ardhurat mujore prej rreth 400 eurosh sa ai merr, nuk arrin t’i përmbushë nevojat e familjes së tij katëranëtarëshe.
“Me pagën që unë marr, nuk arrij t’i plotësoj nevojat e familjes sime. Çmimet janë të larta derisa nevojat për një familje janë të mëdha. Me këtë pagë është e pamundur të arrish t’ia dalësh deri në fund të muajit”, thotë ai.
Ngjashëm shprehet edhe Safet Mejzini:
“Me pagën që unë marr, e me të cilën e mbaj vetëm veten, nuk arrijë t’i përmbushi të gjitha nevojat që ka një person. Çmimet në tregun e Kosovës janë të larta”.
Ndërkohë, edhe Naim Gashi, ekspert i çështjeve ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë se paga mesatare prej 500 eurosh është e pamjaftueshme për standardin e qytetarëve në Kosovë.
“Sa i përket shportës së konsumatorit, rritja e pagave duhet të shkojë proporcional me inflacionin që është në Kosovë dhe me çmimin e mallrave dhe shërbimeve që janë në tregun e Kosovës. Paga mesatare mbi 500 euro nuk është e mjaftueshme për standardit jetësor të qytetarëve të Kosovës për faktin se 40 për qind e mallrave në Kosovë importohen nga Bashkimi Evropian, janë çmime të BE-së, derisa pagat e Kosovës janë të papërballueshme për çmime të tilla”, vlerëson Gashi.
Ai thotë se Kosova ka nevojë për një nxitje edhe më të madhe të zhvillimit ekonomik pasi që, sipas Gashit, vetëm përmes rritjes afatgjatë ekonomike mund të rritet niveli i pagave, të ardhurat kombëtare në përgjithësi, produkti i brendshëm bruto dhe të përmirësohet bilanci tregtar.
“Nëse të gjitha këto ndodhin, atëherë vetvetiu do të rriten pagat në Kosovë dhe do të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve”, thotë Gashi.
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se në bazë të hulumtimeve që ata kanë bërë, pagën mesatare në Kosovë e kanë rritur pagat e larta të zyrtarëve në institucionet e Kosovës, që marrin rrogë deri në 5000 euro.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se në Kosovë se janë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve që marrin paga nën 200 euro.
Sipas tij, paga mesatare mbi 500 euro mund të jetë matje reale, por jo e arsyeshme.
“Realisht, nëse përfshihen këtu disa organizata buxhetore që kanë paga të mëdha dhe ata punëtorë që marrin paga më pak se 229 euro pagë mesatare, po ashtu kemi mbi 60 mijë persona që marrin pagë minimale nga 130 apo 170 euro, kjo pagë mesatare mbi 500 euro është matje reale, por jo e arsyeshme”, thotë Shahini.
Te paga mesatare bruto në Kosovë nga 9 vende, që janë marrë si mostër (Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë), Kosova pozicionohet e katërta për nga lartësia e pagave.
Paga mesatare bruto më e larta është në Malin e Zi me 751 euro, derisa më e ulëta është në Moldavi me 271 euro.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...