“Paga jonë të del veç për tre ditë, e tani duhet me iu lut zotit..” , punëtorët teknikë të shkollave në gjendje të rëndë, hyjnë në grevë
Autori: Agnesa Smajli 16:59 | 05 February 2024
Shumica e shkollave në Prishtinë sot kanë mbetur pa u pastruar e pa shërbime të tjera për shkak se punëtorët teknikë kanë hyrë në grevë, si pasojë e pagës së ulët dhe diskriminimit të punëtorëve.
“Paga jonë të del veç për tre ditët e para të muajit e 27 ditë veç duhet me ju lut zotit natë e ditë”, ka thënë për Infokus, njëri nga këta punëtorë që sot hynë në grevë.
Ruzhdi Ademi që punon në “Shkollën e Gjelbër” në Prishtinë ka thënë për Infokus se ata paguhen shumë më pak duke qenë të kontraktuar nga kompania private “International Group Base S. P. K (IGB)” e që punëtorët që kryejnë punën e njëjte paguhen dyfish më shumë vetëm pse janë të kontraktuar nga komuna e Prishtinës.
“Pagën e kem sa për 3 dite,27 duhet me ju lut zotit natë e dit, ma mire e din at te Komunës se na si punëtor teknik s’po dimë mi bë llogarite” shtoi ai.
Nëse për një javë atyre nuk u bëhet një zgjidhje, shumica prej tyre do ta lëshojnë punën por jo edhe Ruzhdia, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.
“Shumica e kolegëve që janë ma të ri, ata ecin menjëherë ma nuk kthehen, po çifti jem që janë ma të vjetër, nuk kem zgjidhje, un jom edhe prej këmbës operacion edhe duhet me punu, po boll kemi duru, gjithë tu na thanë këtë muaj, shkuan 12 vjet”
Ndërsa kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka thënë për Infokus se kësaj greve nuk i është bashkuar vetëm një shkollë në Prishtinë dhe se edhe kjo e fundit pritet që grevës ti bashkohet nesër.
“Faktikisht në të gjitha shkollat që kanë punëtorë të sektorit publiko- privat, të gjitha shkollat janë në grevë në përjashtim të shkollës Dardania, e cila besoj që nesër do ti bashkëngjitet.. Arsyeja e parë pagat janë 230 edhe 270 euro, arsyeja e dyte ne te njëjtin rend pune punëtoret qe paguhen nga kompanitë private I marrin pagat siç i ceka kurse punëtoret e tjerë me buxhetin e Komunës së Prishtinës I marrin 390, është diskriminim”, shtoi Azemi.
I pari i punëtorëve të sektorit privat ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës ka afat një javë për zgjidhjen e këtij problemi dhe nëse kjo nuk ndodhë punëtorët do të lënë punën.
“Në javën tjetër nëse punëtoret nuk kanë ngritje të pagave, kanë me I leshu vendet e tyre të punës” u shpreh Azemi.
E kjo nuk është hera e parë që punëtorët teknikë të shkollave hyjnë në grevë madje ata po thonë që nuk kanë marrë asnjë pagë qysh nga viti që lamë pasë.
Nëse do tu ofrohet një zgjidhje apo jo për kërkesat e tyre, Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me komunën e Prishtinës, mirëpo të njëjtit, nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...