Sport

Paga e Neymar më e madhe se e tërë futbollistëve të Atalantas

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 09 August 2020

PSG ka një status krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për kundërshtarët e tyre në çerekfinale të Ligë së Kampionëve, Atalanta sidomos në paga.

Dy skuadrat do të përballen në ndeshjen e parë të “Finalja 8” që do të mbahet në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje.

Paris Saint-Germain tashmë ka udhëtuar në Portugali ku është vendosur në Faro, derisa La Dea pritet që të jetë baza e skuadrës nga Bergamë që do të udhëtojnë të hënën.

-Advertisement-

La Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë financiare të këtyre klubeve dhe ka hasur në statistika interesante.

Sipas këtij raporti, paga e brazilianit është 36 milionë euro në vit, kurse top përfituesit më të mëdhenj në skuadrën e Atalantas janë Papu Gomez, Josip Ilicic dhe Duvan Zapata marrin 1.2 milionë euro në vit, përfshirë bonuset.

Kjo tregon se Neymar ka pagë më të madhe sa tërë lojtarët e Atalantas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera