Lajme

Paditi ministren Haxhiu për shpifje, Sallahu publikon pjesëmarrjen e Blerta Deliut në mbledhjet e Komisionit

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 08 September 2023

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar të premten se ka paditur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shpifje.

Kjo pasi ministrja Haxhiu në një intervistë në ATV ka thënë se deputetja Deliu-Kodra i ka marrë paratë e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit për mbledhje që ajo s’ka qenë prezente.

Zëvendësministri Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në “Facebook”, ka publikuar një fotografi në të cilën sipas tij paraqitet pjesëmarrja e deputetes së PDK-së në mbledhjet e komisionit.

-Advertisement-

“Zonja Deliu tha se ka bërë padi sot ndaj ministres Haxhiu për gjoja shpifje ndaj saj.

Më poshtë gjeni pjesëmarrjen apo më saktë mospjesëmarrjen e saj në mbledhjet e Komisionit për të cilat anipse nuk ka marrë pjesë është kompensuar financiarisht.

Kjo është shkelje e legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Sallahu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera