Lajme

Paditet komuna e Prishtinës për lejimin e mbajtjes së “Sunny Hill” në Germi

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 12 October 2022

Organizata “Qytetarët Aktivë”, kanë njoftuar se sot kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj komunës së Prishtinës, shrkuan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, kanë treguar se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, lidhur me lejimin e mbajtjes së “Festivalit Sunnyhill” me 4-7 gusht 2022 në Parkun e mbrojtur të Gërmisë pa vendim/pëlqim.

“Qytetarët Aktivë, konsiderojnë që zyrtarët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer vepër penale të degradimit ose shkatërrimit të mjedisit (neni 338 i Kodit Penal), lejimit të kundërligjshëm të instalimeve që ndotin mjedisin (neni 340 i Kodit Penal), si dhe të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

KALLËZIM PENAL

Kundër:

Alban Zogaj – Nënkryetar – Komuna e Prishtinës

Ilirik Musliu – Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim – Komuna e Prishtinës

Habib Qorri – Udhëheqës i sektorit për shërbime publike – Komuna e Prishtinës

Sabri Gashi – Zyrtar për hapësira publike – Komuna e Prishtinës

/Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera