Rozë

Paditet këngëtarja Lauryn Hill

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 22 December 2017

Lauryn Hill dhe ekipi i saj kanë punësuar një instrumentist për t’i incizuar disa këngë si dhe për t’i shoqëruar ata në turne.

E sipas instrumentistit në fjalë, Matthew Hartnett, ai është pushuar nga puna pa marrë fare pagesë.

Kështu ka deklaruar Hartnett në padinë që ka ngritur ndaj këngëtares.

-Advertisement-

Ai ka thënë që ka kërkuar pagesë sipas tregut për incizimet si dhe ka nënshkruar kontratë për dhjetë javë për turne.

Megjithatë nuk është paguar për asnjërën dhe ka kërkuar 11 mijë dollarë plus dëmshpërblim.

Nga Lauryn Hill ende nuk ka asnjë koment.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera