Padit vëllanë për uzurpim të lokalit
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 17 Qershor 2017
Milaim Zeqiri ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë vëllanë e tij Skender Zeqiri dhe djalin e vëllait Edmond Zeqiri, pasi këta të dy nuk po ia lirojnë lokalin që e ka në pronësi.
Paditësi pretendon se pa kurrfarë baze ligjore dhe marrëveshje paraprake të paditurit Skender e Edmond Zeqiri po e shfrytëzojnë për përfitim për vete lokalin, duke vepruar në të me biznesin tregtar “Dafina Impex”.Milaim Zeqiri tregoi në gjykatë se në vitin 1993 kur ishte larguar nga Kosova ua kishte lënë vëllait dhe nipit të tij tashmë të paditur çelësat e lokalit dhe dokumentacionin, pasi sipas paditësit në atë kohë ata nuk e kishin të kirë gjeendjen financiare,
Milaim Zeqiri më tutje tha se që nga viti 2006 është duke e kërkuar lirimin e lokalit dhe pasi kjo gjë nuk po ndodhte kishte bërë padi në gjykatë.Më pas në gjykatë foli edhe i padituri Edmond Zeqiri, shitës në Dyqanin “Dafina Impex”.
“Sa kam njohuri në posedim të lokalit jemi mbi bazën e kontratës mbi qiranëtëe arritur ne mes të ‘Dafina Impeks’, nënshkruese e se cilës është nëna ime dhe industrisë së mishit ‘Qoka’. Nuk kam njohuri që axha im ka punuar pranë kësaj firme ( Industria e Mishit ‘Qoka’ ).
Sa i përket kontratës për shitblerje në mes të kësaj kompania dhe axhës tim kam kuptuar vetëm pas zhvillimit të kësaj procedure gjyqësore . Nuk kam njohuri për faktin se tani paditësi kërkon lirimin e lokalit “, tha Edmond Zeqiri.Padia e Milaim Zeqirit ndaj vëllait të tij dhe nipit ka shkuar deri në Gjykatën Supreme e cila ka prishur vendimet e gjykatës themelore dhe asaj të Apelit për këtë rast, duke e kthyer çështjen në rigjykim.
Milaim Zeqiri në seancën e zhvilluar dje nëpërmjet të autorizuarit të tij Besnik Jakupi, tha se i qëndron besnik kërkesë-padisë së ti dhe pranon gjetjet e aktvendimit të Gjykatës Supreme.Zeqiri gjithashtu deklaroi se e kishte pranuar ekspertizën e ekspertit të gjeodezisë dhe nuk kishte vërejtje ndaj saj.Seanca e radhës do të zhvillohet më 6 korrik, ndërsa në të është paraparë të dëshmojë Meliha Zeqiri, tash pronare e dyqanit “Dafina Impeks”./Kallxo.com

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...




























