Rozë

Padi per Kim Kardashian

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 26 July 2017
Kim Kardashian nuk ka të drejtë të përdorë inicialet e veta, të paktën për produktet kozmetike.Grimerja e famshme daneze Kirsten Kjaer Weiss e ka paditur Kim, pikërisht për logon e kësaj të fundit “KKW” për produktet kozmetike.

Sipar Weiss kjo logo është duke hutuar klientët, ngaqë është tejet e ngjashme me atë të Kirsten “KW”.

Në padinë e saj, Kirsten ka thënë që Kim e ka bërë këtë logo qëllimisht dhe me tendencë, që të ngatërrohet me linjën e grimeres.

-Advertisement-

Ajo ka kërkuar nga gjykata që të bllokoj menjëherë Kim nga përdorimi i logos “KKW”, t’i jap përfitimet nga shitja me këtë logo si dhe të paguaj dëmshpërblim.

Ndërsa sipas burimeve të afërta me Kim, është bërë e ditur që ajo ka konsultuar disa avokatë para lansimit të këtij produkti, në mënyrë që të mos bie ndesh me ligjin, shkruan TMZ,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera