Pacolli: Vonesat në implementimin e obligimeve, po shkaktojnë presion e dëm ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 17 Mars 2024
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë i kujdesshëm në raport me ndërkombëtarët. Duke përmendur rastin për Manastirin e Deçanit, Pacolli ka thënë se ekzekutivi duhet t’i përfundojë obligimet e saja pa bërë show medial.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës shprehet i bindur se implementimi i obligimeve, e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga dialogu.
Kreu i AKR-së, konsideron se vonesat në implementimin e Asociacionit, është humbje kohe për Kosovën. Thotë se këto vonesa po shkaktojnë presion e dëm ndaj Kosovës.
“Unë do ta rekomandoja Qeverinë e Kosovës të jetë e kujdesshme nëse e ka ndermen të implementojë diçka siç ka ndodh me Deçanin, ta bën atë pa polemika pa hyrë në këtë në situata të palakmueshme, e që e vënë Kosovën në situatë që është tani në relacion me ndërkombëtaret, dhe unë besoj Qeveria duhet ta di vetë çka duhet të bëjë dhe nëse është ndonjë obligim që ka ndërmend ta bëj, ta bëj menjëherë e jo mbas një show që po më duket është i panevojshëm, dhe çdo refuzim i implementimit të Asociacionit gjithmonë po e them limitet e kushtetutës së Kosovës është një humbje kohe edhe për ne, edhe për Kosovën se po e shihni ku Kosova nuk implementon diçka atëherë koha zgjatet e presioni gjithmonë është i vazhdueshëm mbi Kosovën dhe krejt ky presion që bëhet me një shtet të vogël, në një shtet aq të dijshëm si Kosova nuk është mirë”, thotë Pacolli.
Pacolli ka pasur kritika edhe për mundësinë e “fshehjes” së pranimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë. Thotë se implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk e pengon pozita por që kritikon veprimet që po i bën kryeministri Kurti.
“Unë besoj që Qeveria ka vendosur për këtë dhe Qeveria do ta bëjë këtë Qeveria është prape pa kurrfarë nevoje duke kërkuar si të ja lë emrin Asociacionit do të bëhet se Qeveria e din këtë dhe është mirë që zotëri Kurti të vjen ta informojë parlamentin për veprimet e tij dhe ta bën atë. Unë nuk besoj që dikush e barikadon, dikush e pengon zotëri Kurti në implementimin e marrëveshjeve gjegjësisht obligimeve që janë aty, mirëpo Kurti barrikadohet dhe kritikohet edhe bojkotohet parlament nëse ai pa kurrfarë paralajmërimi pa kurrfarë diskutimi, pa e diskutuar me opozitën ai i bën veprimet, i bën veprimet tani vjen edhe arsyetohet”, thotë tutje Kurti.
Ish-zëvendëskryeministri beson se me implementimin e Asociacionit mund të përfundojë saga e dialogut me Serbinë. Shpreh bindjem se implementimi i këtyre obligimeve, e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga Dialogu.
“Unë nuk besoj që tani do të ndodh një ndonjë mrekulli por sigurisht do t’i bëjnë presion Kosovës që të implementojë disa obligime të cilat janë aty si p.sh ajo që ndodhi në Deçan sigurisht edhe për Asociacionin, dhe me implementimin e këtyre obligimeve, do të thotë Kosova është e përgatitur për ta kry edhe dialogun të dinjitetshëm”, u shpreh Pacolli.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...































