Lajme

Pacolli uron Begajn për zgjedhjen president: Suksese në këtë detyrë të rëndësishme për kombin

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 24 July 2022

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollli, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, për marrjen marrjen e mandatit të presidentit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-presidenti i Kosovës i uroi Begajt suksese në detyrën e tij.

“Sot në Kuvendin e Shqipërisë, Bajram Begaj u betua për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme, pasi që më herët kishte marrë besimin e shumicës së deputetëve.

Fillimisht i uroj Presidentit Begaj shëndet, lumturi dhe shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme për kombin tonë në këtë kohë”, ka shkruar Pacolli.

Begaj është presidenti i tetë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit./Gazeta Infokus/

Të tjera