Pacolli u rrëfen studentëve se si e nisi karrierën – flet edhe për dy kriteret që duhet plotësuar për të qenë i suksesshëm
Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 03 May 2017
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot mbajti ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prishtinës, me ç’rast shpalosi qëllimin, vizionin, sfidat, suksesin dhe karrierën e tij.
Pacolli duke treguar se e nisi karrierën si një mësues pa dëshirën e tij në Marec, por për shkak të mungesës së perspektivës në atë fshat të lindjes, si mësues punoi për një periudhë mjaft të shkurtër, edhe pse ishte rekomandim i babait të tij që ta vazhdojë këtë profesion mbasi kishte mbaruar mësimet e shkollës normale.
Pacolli foli për sakrificat e tij gjatë studimeve për në fushën e Shkencave Ekonomike në Prishtinë dhe Gjermani.
Ai tregoi se si i mori hapat e parë në punën e tij si ndihmës-menaxher nëpër industritë e Kosovës duke vazhduar pastaj edhe jashtë vendit.
Duke u rrëfyer para studentëve, Pacolli tregoi se themelimi i kompanisë së tij “Mabetex”, kishte ardhur në një kohë kur ai ishte papunë si 32 vjeçar, dhe se që nga themelimi i saj, suksesi nuk i ka munguar.
Tha se sfidë për të ka qenë integrimi i tij si biznesmen nga Mareci në Evropë, por se dëshira e tij i mundi të gjitha sfidat nëpër të cilat ka kaluar.
Duke folur për vizionin e tij, ai inkurajoi studentët që ta heqin frikën dhe të zhvillojnë idetë për realizim.
Sipas tij, implementimi i një projekti idesh realizohet me fuqinë shpirtërore dhe guxim.
Pacolli u rekomandoi studentëve se duhet të kenë sens të dashurisë ndaj të tjerëve, pa qenë të vetmuar asnjëherë dhe në bashkëpunim dhe me imagjinatë për realizimin e projekteve.
Sa i përket zhvillimit ekonomik, Pacolli tha se shteti duhet t’i trajtojë investitorët e huaj, sepse, sipas tij, ata po ikin nga Kosova.
Presidenti i AKR-së duke treguar se shteti nuk ndërton fabrika por krijon infrastrukturë tha se idetë e tij të prezantuara në projekte-ide para autoriteteve ruse ishin të mahnitshme për ta dhe prej atij momenti, sipas tij, ka filluar realizimi i kontratave të para për projekte ndërtimore.
Ai tha se dëshira e tij ka qenë që të krijojë një ndërmarrje globale dhe mendon se ia ka arritur këtë.
“Shteti krijon mundësi, nuk krijon fabrika, nuk krijon ndërmarrje por krijon infrastrukturë për popullatën… Krijova një ide që të bëhem ndërtimtar dhe nuk dija kah t’ia filloj, por duke lexuar rastësisht me një gazetë se një firmë në Miami bënë filma të animuar dy dimensional dhe jo tre. Ajo më ka ndihmuar shumë, shkova i takova ata (ideatorët) dhe i porosita një mori projektesh. Një shkollë tipike, një ndërtesë administrate, një spital, një ndërtesë sportive dhe ata mi kanë përkryer në mënyrë të animuar dhe kjo ishte një mrekulli në arkitekturë. Unë i bëra këto, shkova në Moskë dhe iu thash se unë kam zgjidhje për ju. Dhe prej aty fillojnë edhe kontratat e para”, theksoi Pacolli.
Futja e tij në politikë kishte për qëllim zhvillimin ekonomik, zhvillimin e sektorit të rinisë, shëndetësisë dhe arsimit, sepse, sipas tij, këta sektorë ishin në kaos nga njerëzit e politikës që vepronin në mënyrë shtazarake.
Pacolli tha se për rininë e Kosovës nuk është bërë dhe nuk po bëhet asgjë fare.
Ai para studentëve tha se jeta përbëhet nga dy gjëra, nga puna dhe fjala.
Sipas Pacollit, shoqëritë sot po dështojnë, duke mos pasur ose punën ose fjalën.
Ai tha se një njeri i cili zotëron këto dy kritere plotëson të gjitha kushtet për të qenë i suksesshëm. Për këtë Pacolli sugjeroi studentët që të jenë titullar të punës dhe fjalës.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...