Lajme

Pacolli tregon se si do të garon AKR-ja në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 22 August 2019

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpërndarjes së kuvendit.

Ai ka theksuar se AKR do të garoj në zgjedhje me programin që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin tonë me Perëndimin dhe angazhimin tonë për sundimin e ligjit.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike.

Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha dhe ne kemi nevojë që qytetarët tanë të japin mbështetje për vizionin tonë.

Unë dhe AKR do të kandidojmë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin tonë me Perëndimin dhe angazhimin tonë për sundimin e ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera