Lajme

Pacolli tregon se ka folur dy herë me Thaçin në Haga, zbulon se si po kalon ish-Presidenti në burg

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 24 January 2021

Kreu i ARK-së, Behgjet Pacolli ka treguar se si e kalon ish-presidenti Hashim Thaçi një ditë në Hagë.

Pacolli ka treguar se ka pasur biseda telefonike me të dhe ka treguar se si ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së e kalon kohen atje.

“Po, i kam pas dy telefonata me të. Kemi bisedu normalisht dhe asgjë. Nuk kam pasur asnjë shenjë që ai vuan atje. Bën jetë normale, lexon. Ka qasje në internet. Zotëri Thaçi është shumë i qetë dhe drejtësia do të triumfojë”, ka thënë Pacolli për lajmi.net.

-Advertisement-

Por i pyetur se çfarë mendimi ka ish-presidenti për zgjedhjet dhe për aktualitetin në Kosovë, Pacolli tha se Thaçi nuk flet asgjë për politikë.

“Zotëri Thaçi nuk flet për zgjedhjet, nuk flet për politikën”, tregoi Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera