Pacolli tregon kur mund të vendoset taksa prej 10 eurove për hyrje në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 07 March 2021
Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka rikthyer temën e taksës që do të vendoset në hyrje të Prishtinës.
Pacolli ka thënë se ideja ka qenë e subjektit që qeverisë me Prishtinën, por se nuk e sheh si zgjidhje të qëndrueshme.
“Në konceptin tim politik, taksa nuk është zgjidhje, mirëpo ka qenë ide e subjektit politik që qeverisë sot me Komunën e Prishtinës, dhe është paraparë që në çdo hyrje të qytetit të ketë një garazhë apo auto parking, ku do të parkoheshin automjetet të cilat janë të shumta që hyjnë në qendër dhe nga aty të organizohet transporti publik”, tha ai në Kojshia Show.
Pacolli ka thënë se me tiketën që do të paguhej parkingu do të shfrytëzohej e njëjta për autobus (urban) kudo në Prishtinë.
Por sipas tij, kjo do shumë kohë dhe analizë dhe për këtë, në mandatin aktual nuk mund të realizohet.
“Koncepti im ka qenë që të ndërtohen mbi 20 mijë vend parkingje brenda kryeqendrës. Me këtë do të ofrohej zgjidhje banorëve kryeqytetas dhe atyre që e vizitojnë qytetin. Një pjesë e madhe e tollovisë krijohet për shkak të shoferëve që lëvizin vërdallë për të gjetur parking”, tha ndër të tjera Pacolli.
Të tjera
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...
-
Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut
Nagip krasniqi përfundimisht sot është shkarkuar nga Korporata Energjetike e ...
-
Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e f...
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...