Lajme

Pacolli tregon a do të jetë pjesë e qeverisë LDK-VV

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 20 November 2019

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk beson që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Qeveri kjo e cila mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur Pacolli në një intërvistë për Televizionin Publik gjatë kësajë të mërkure.

-Advertisement-

“Unë me asnjë lider partiak nuk kam pasur raporte të këqija, po ashtu edhe me zotin Kurti kam respekt.
Por sa I përket bashkëpunimit politik nuk jam I sigurt se do të ndodhë. Unë besoj që LDK dhe Vetëvendosje kanë mjaft numra e partnerë për të qeverisur. Ashtu si e shoh unë AKR-ja bashkë me NISMA-n do të mbesim në opozitë”, ka thënë Pacolli.

Pacolli është shprehur se qytetarët e kanë ndëshkuar për qeverinë e kaluar.

“Kam qenë pjesë e qeverisë dhe unë e shoh një ndëshkim nga qytetarët për qeverinë e kaluar. Jam pjesë e saj dhe ky ndëshkim më ka konsideruar edhe mua. Është e vështirë të them po do të jem pjesë e qeverisë. Nëse qytetari ka vendosë ndryshe, duhet ta kuptojmë qytetarin dhe të jemi në opozitë dhe nga aty të kontribuojmë”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me partinë NISMA Socialdemokrate, Pacolli e ka konsideruar shumë të vështirë një bashkëpunim të tillë.

“Ideologikisht me NISMA-n jemi ndryshe, njëra e majtë e tjetra e djathtë, do të ishte e vështirë që të bashkëjetojnë bashkë”, ka thënë Pacolli./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera