Lajme

Pacolli thotë se përleshja në Kuvend ndodhi për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 13 July 2023

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se përleshja e sotme në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur sa për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna, raporton Klan Kosova.

“Ndjej keqardhje për atë që ndodhi sot në sallën e Kuvendit të Kosovës para syve të qytetarëve dhe botës. U përdorën metodat më të turpshme, dhe janë shumë të mërzitshme mënyrat e provokimit që u bëhen qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre.

-Advertisement-

Dhuna e çfarë do forme është e papranueshme! Secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna. Jam i trishtuar nga pamjet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera