Pacolli thotë se nuk ka marrë asnjë notë verbale për tërheqjen e njohjes së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 10 November 2018
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka quajtur si të rreme të gjitha lajmet për tërheqjen e njohjes nga disa shtete, duke thënë se deri tash nuk kanë marrë asnjë notë verbale ku thuhet se refuzohet të ketë marrëdhënie me Kosovën ose që tërheq njohjen e Pavarësisë.
Pacolli i bëri këto komente në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes. Ndërsa, duke folur për mundësinë që Lista Serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës, Pacolli tha se Lista Serbe duhet ta kuptojë që vendi ku mbrohen interesat e tyre është Kuvendi i Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në institucione dhe nuk beson që do të tërhiqen nga kjo mundësi, transmeton ksp.
“Unë kërkoj nga faktori politik kosovar unitet dhe mos të habiten asnjë veprim i të tjerëve, duke ditur se një veprim i tillë është i dirigjuar nga lartë, nga Beogradi dhe ka për qëllim pengimin e mbarëvajtjes së gjërave në shtetin e Kosovës, prandaj unë besoj që faktori politik, partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme që në një rast të tillë që unë nuk mendoj që do të ndodhë, mos të shkatërrojnë edhe më tepër por të jenë të përgjegjshëm ndaj institucioneve të Kosovës, ndaj qytetarëve dhe t’i ndihmojnë proceset“, ka thënë ai.
Sipas Pacollit, asnjë shtet nuk na ka shkruar nota verbale për tërheqjen e njohjeve deri tani asnjë notë verbale nuk e kemi marrë që ndonjë shtet është tërheq nga marrëdhëniet e krijuara me Kosovën.
“Ata bëjnë një veprim që të gjithë e shohin si shumë destruktiv dhe sa do t’ia dalin unë nuk e di, nëse keni ndërmend të flisni për tërheqjen e njohjeve, unë iu garantoj sot që Kosovën e kanë njohur 116 shtete dhe ekzistojnë 116 nota verbale që kanë ardhur në Kosovë dhe më shumë se 100 shtet kemi marrëdhënie diplomatike të nënshkruara në mes Prishtinës dhe kryeqyteteve të këtyre shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe deri tani asnjë notë verbale nuk e kemi marrë që ndonjë shtet është tërheq nga marrëdhëniet e krijuara me Kosovën de fakto dhe de jure dhe nga njohja e Kosovës”, tha ai.
Ai ka komentuar edhe deklaratat e ambasadorit të Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili ka thënë se janë disa shtet që kanë tërhequr njohjet.
“Nëse ky diplomat posedon diçka le të na tregon edhe neve, ne nuk kemi marrë asnjë notë verbale sa i përket njohjeve dhe besoj që nuk duhet të biem pre e informatave të rrejshme, për mua tërheqje është atëherë kur një shtet refuzon të ketë marrëdhënie me Kosovën, një shtet i cili thotë se deri tash e kam njohtë por tani tërhiqem nga njohja, kjo nuk ka ndodhur ende“, ka thënë Pacolli.
Pacolli ka shprehur mirënjohjen për Francën që e ka bërë të mundur që Kosova të jetë e barabartë me të gjitha vendet tjerët Forumin e paqes në Paris, ku është një mundësi e mirë për të krijuar kontakte me ato shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...