Pacolli takon Berishën, flasin për ndërtimin e hekurudhës Milot-Prizren (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
11:57 | 15 September 2017
sh-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin i cili është duke qëndruar për vizitë në Tiranë.
Berisha ka thënë se me Pacollin kanë diskutuar rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, përcjellë Indeksonline.

Ish-presidenti shqiptar ka theksuar se në takim është diskutuar rreth dialogut të Kosovës në Bruksel, i cili është dialog me rëndësi jetike për shqiptarët. Gjithashtu, ata kanë folur edhe rreth ndërtimit të hekurudhës Milot-Prizren meqë do t`i plotësonte jashtëzakonisht interesat për Shqipërinë dhe Kosovën.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Berishës rreth takimit me Pacollin:
Te dashur miq, prita në një takim Zëvëndës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, zotin Behgjet Pacolli.
E urova zotin Pacolli për detyrën e re shumë të rëndësishme që ka marrë dhe theksova se besoj dhe se kam bindjen e plotë që ai do ti japë një shtytje të mëtejshme njohjeve të reja ndërkombëtare të Kosovës, shumë të rëndësishme për pozicionin ndërkombëtar të saj. I urova suksese zotit Haradinaj, qeverisë së re, e cila është krijuar në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Theksova se rajoni kërkon një përkujdesje të madhe nga lidershipi në mënyrë që të mos bëjë hapa mbrapa dhe të zhbëjnë progresin e arritur.

Në këtë kontekst, theksova se marrëveshjet e Brukselit janë të një rëndësie jetike për shqiptarët dhe se është e nevojshme që marrëdhëniet mes dy vendeve tona të jenë përparësi madhore për dy qeveritë dhe potenciali kombëtar të shpaloset dhe zhvillohet më tej. Ato kane nevojë për punë intensive, në mënyrë që të mos mbeten thjesht një kartolinë por të jetësohen në projekte konkrete.
Në këtë kuadër theksova se përparësi me të madhe duhet të marri hekurudha Milot – Prizren, e cila është jetike për Kosovën por dhe për rajonin në tërësi. Ndërtimi hekurudhës do të plotësonte korridorin më fizibël të rajonit dhe natyrisht kjo edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën do kishte një interes të jashtëzakonshëm. Së bashku me autostradën, hekurudha e bën Kosovën vend me porte të vetat. Theksova se duhet të punohet në mënyrë që hiqen barrierat midis dy vendeve dhe kufiri të jetë thjesht administrativ. Gjërat kombëtare e kanë fizibilitetin më të lartë se çdo gjë tjetër, doganat duhet të jenë vetëm në kufijtë e jashtëm të dy vendeve dhe jo midis dy vendeve.
Nga ana tjetër marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës kanë shumë çështje për t’u zgjidhur, një ndër to është çështja e shtetësisë. Të gjitha vendet e Ballkanit prej shumë vitesh kanë zgjidhur këtë problem përveç Shqipërisë, e cila duket se ka mbetur peng i fobive të të tjerëve ndaj shqiptarëve.
Zoti Pacolli me falenderoi për pritjen dhe shprehu mirënjohjen për punën dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në shtetndërtimin e Kosovës. Ai me siguroi se do të punojë fort në drejtim të shtimit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona në interesin më të mirë të dy popujve. sb

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































