Lajme

Pacolli takon ambasadorët e Quint-it në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 02 December 2019

Behgjet Pacolli, Ministri i Punëve të Jashtme të hënën ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Në këtë takim u bisedua për prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës.

Pacolli i ka siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin duke përdorur politikën e jashtme e edhe për qëllime të politikës së brendshme deri te rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

-Advertisement-

“Kjo do të ndodhë në baza ditore dhe në mënyrë strategjike për të gjitha çështje që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në procesin e njohjeve dhe deri tek rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë” , tha Pacolli.

Ambasadorët e shteteve të Quint-it vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e ministrit Pacolli rreth aktiviteteve të tij diplomatike.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera