Lajme

Pacolli: Synojmë formimin e tregut mbarëshqiptar

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 30 May 2017

Aleanca Kosova e Re sot e martën ka mbajtur një takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Deçan, ku edhe është bërë prezantimi i programit të kësaj partie.

Kryetari AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se kanë për synim formimin e tregut mbarë-shqiptar

Më pas, Pacolli tha se më 11 qershor është obligim jetësor i secilit qytetar që të votojë për subjektin që e konsideron të duhur, dhe se AKR do të ketë mirëqenien e qytetarëve prioritet kryesor.

-Advertisement-

“Synimi ynë është mirëqenia e qytetarëve. Është trajtimi në mënyrë dinjitoze i qytetarëve. Të punojmë ta kryejmë punën tonë me moral të lartë dhe të punojmë në funksionim të ligjit. Me programet tona ne do të arrijmë rritje ekonomike 8 për qind që do të thotë rreth 60-70mijë të punësuar”, tha Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera