Lajme

Pacolli: Synimi i radhës në nëntor të këtij viti është anëtarësimi në INTERPOL

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 13 October 2018

Zëvendëministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se synimi i radhës nga është anëtarësimi në INTERPOL, e siç thotë ai, në nëntor të këtij viti.

“Samiti i Frankofonisë. Fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës, i pandalshëm. Samiti i Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i mbajtur në Jerevan të Armenisë, rezultoi me ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si vend anëtar i asocuar. Pavarësisht përpjekjeve destruktive të palës serbe, Kosova shënoi sukses të plotë, duke iu falënderuar punës së palodhshme të gjithë ekipit të MPJ, stafit diplomatik dhe institucioneve tjera shtetërore”, ka shkruar Pacolli.

E ka falënderuar për këtë presidentin Macron, kryeministrin Trudeau dhe gjithë liderët e shteteve të Frankofonisë për mbështetjen ndaj Kosovës.

-Advertisement-

Synimi ynë i radhës, thotë Pacolli, që është edhe sfida më e madhe e shtetit tonë, e diplomacisë tonë dhe fuqizimit të shtetësisë, “do të jetë anëtarësimi në INTERPOL, në nëntor të këtij viti”.

“Gjithë kapacitetin tim e kam orientuar drejt këtij synimi. Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askënd. Kosova në INTERPOL do të thotë paqe dhe kontribut në sigurinë e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Kosova në INTERPOL do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për qytetarët tanë. Kosova në Interpol do të thotë fuqizim i shteti tonë”, ka përfunduar Pacolli postimin e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera