Lajme

Pacolli sulmon edhe Thaçin e edhe Kurtin, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 20 May 2020

Ish-Presidenti i Kosovës, e kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kritikuar edhe Presidentin aktual, Hashim Thaçin, por edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Kjo për, siç thotë Pacolli, preisonin që po i bëjnë Gjykatës Kushtetuese.

“Shoh shumë deklarata dhe spekulime politike nga të gjitha anët, në lidhje me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese. Kjo duhet të ndalet. Kjo vlen për të gjitha palët që tentojnë të ndikojnë, veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë. Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë dhe i pavarur dhe nuk guxon të kërcënohet apo të ndikohet nga askush. Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët”, ka thënë Pacolli.

-Advertisement-

Gjykata Kushtetuese deri më 29 maj duhet që të marr vendim në lidhje me ligjshmërinë e dekretimit që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i bëri Avdullah Hotit, për të krijuar Qeverinë e re.

E kjo u kontestua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera