Lajme

Pacolli: Sot edhe pse me zemër të thyer ju uroj Ditën e Flamurit

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 28 November 2019

Behgjet Pacolli, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme ka uruar shqipëtarët për Ditën e Flamurit.

Ai tha se edhe pse me zemër të thyer dhe të trishtuar nga situata e krijuar ju uroj Ditën e Flamurit të gjithë shqipëtarëve në mbarë botën e në veqanti atyre që e mbajtën në duart e tyre e u sakrifikuan për të.

Pacolli tha se lufta jonë e drejtë është e fortë si një guri.

Por prapë ministri i jashtëm thekson se mendimet tona sot janë me familjet e viktimave të tërmetit shkatërrues në Shqipëri./Gazeta inFokus/

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Sot, edhe pse me zemër tê thyer dhe të trishtuar nga situata e krijuar, Ju uroj Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Po ashtu, urimi u shkon edhe gjithë atyre që e mbajtën në duart e tyre, u sakrifikuan për të, para e gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe që na e mundësuan që edhe ne, sot, ta festojmë të lirë. Uroj që të jemi më të bashkuar dhe po ashtu mos t’i harrojmë vuajtjet dhe sfidat që ne si komb kemi kaluar për të gëzuar këtë ditë.

Sot ne kujtojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit të saj legjendar Adem Jashari. Vajzat dhe djemtë e UÇK-së sakrifikuan aq shumë që ne sot të gëzojmë frytet e lirisë. Lufta jonë e drejtë është e fortë si një guri.

Por siq e thash edhe më lartë, mendimet tona sot janë me familjet e viktimave të tërmetit shkatërrues në Shqipëri. Le të jetë kjo ditë një kujtesë për rëndësinë e kombit tonë për të qëndruar të bashkuar dhe në solidaritet me njëri-tjetrin. Mesazhin e shenjtë të 28 Nëntorit e pashë dje në Shqipëri ku të gjithë u bashkuam duke ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona. Qoftë i përjetshëm ky bashkim dhe solidaritet shqiptar.

Ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit!

Mbarësi, më suksese e qofshim gjithmonë bashkë!

 

 

Të tjera