Lajme

Pacolli: S’ka kryeministër a ministër që i kam kërkuar favor, kam marrë vetëm një tender

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 21 June 2022

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë s’ka kërkuar favore nga udhëheqësit e institucioneve në Kosovë për biznesin e tij.

Ai tha se për hatër të publikut në Kosovë duhet ta sqarojë këtë meqë qëllimi i tij kur u kthye në Kosovë ishte “mbështetja” për vendin e tij.

“Natyra dhe transparenca ime kërkon që publikut në Kosovë t’i sqaroj edhe këtë: Unë u ktheva në Kosovë në vitin 2006 me shpresën se ekzistonin kushtet për ta mbështetur vendin me atë që dija dhe me atë që kisha mundësi. Rezultatet do të ishin ndryshe nëse do të kisha gjetur mbështetje. Megjithatë, ne të grupit Mabetex, pa mbështetjen e askujt dhe të shtetit, kemi arritur të zhvillojmë ndërmarrësinë në Kosovë duke krijuar shumë fabrika, veprimtari dhe aktivitete ku janë krijuar mijëra vende pune dhe duke i siguruar vetës vendin e eksportuesit më të madh të produkteve industriale dhe shërbimeve. Gjithçka që është krijuar deri tani është bërë me forcat tona, pa kërkuar ndihmë apo favore, nga askush, qoftë nga qeveritë apo përfaqësuesit e saj”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Po ashtu ai i ka vënë theks të veçantë një fjalie ku mohon se ka kërkuar favor nga krerët qeveritarë për të dëmtuar shtetin.

“NUK KA ASKUSH, AS MINISTER, AS KRYEMINISTER, I NDONJE QEVERIE, KUDO E KUSHDO QOFTË AI, TE CILIT I KAM KERKUAR NDONJË FAVOR KU KAM MUND TË PERFITOJ NE DËM TE DIKUJT APO SHTETIT. Unë sfidoj këdo të dëshmoj të kundërtën… por me prova”.

Ai ka bërë të ditur se ka pasë vetëm një tender publik, për të cilin thotë se është i gatshëm ta tregojë se s’ka pasë fitim.

“I VETMI tender publik që kompania ime ka implementuar është Pallati Rilindja (për cilin është spekuluar shumë) i ndërtuar sipas normave dhe standardeve evropiane, ku unë jam gati të ilustroj se nuk ka pas asnjë fitim nga kjo kontratë. Ajo që mund të kishte qenë një fitim për kompaninë është investua në ngritjen e sallës së konferencave (brenda këtij objekti) dhe që nuk ishte pjesë e kontratës. Në të anën tjetër, “Fondacioni Behgjet Pacolli” (shih faqen e internetit të Fondacionit) ka kontribuar shuma të mëdha (me fondet e veta) në shumë fusha”, ka përfunduar Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera