Pacolli s’i dha leje për të hyrë në Kosovë ish kryetarit të Gjakovës, akuzohet për krime lufte
Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 06 January 2018
Në mediat serbe u tha se pelegrinët serbë nga Serbia nuk kanë dashur ta vizitojnë kishën ortodokse në Gjakovë për shkak që viteve të kaluar kishte pasur pakënaqësi në mesin e familjarëve të personave të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Megjithatë, e vërteta del të jetë ndryshe. Lajmi.net nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës merr vesh se ka pasur kërkesë nga pelegrinët serbë për vizitë në kishën e Gjakovës, por që nuk janë respektuar rregullat.
“Ka ekzistuar një kërkesë për vizitë në Kosovë, por zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i cili është përgjegjës për dhënien e lejeve ka qenë kategorik që të respektohet procedura që kërkesa të bëhet konform rregullave të Republikës së Kosovës. Pra kërkesa e parë nuk ka qenë në rregull dhe në përputhje me rregullat e shtetit tonë”, ka thënë një burim brenda MPJ-së për lajmi.net.
Ndërkaq lidhur me shqetësimin e qytetarëve gjakovarë, respektivisht nënave dhe familjeve të të pagjeturve në Gjakovë, burimet në MPJ konfirmojnë se në listën paraprake për të hyrë në Kosovë ka qenë emri i ish kryetarit të Gjakovës, Gjokica Stanojeviq.
“Sa i përket shqetësimeve të qytetarëve të Kosovës, konfirmojmë se në listën paraprake ka figuruar emri i ish kryetarit te Gjakovës, për të cilin nënat dhe familjet e të pagjeturve në Gjakove kanë pretendime që ka qenë i përzier në krime. Pa e paragjykuar epilogun e organeve të drejtësisë, z.Pacolli ka marrë vendim që personi i lartcekur nuk mund të marrë leje për t’u futur në Kosovë”, ka shtuar tutje një burim për lajmi.net.
Portali ynë merr vesh drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka bërë kërkesë në MPJ për të hyrë në Kosovë dhe se një kërkesë e tillë i është pranuar, pasi që ka respektuar rregullat e Republikës së Kosovës.
Gjuriq do të qëndrojë në vendin tonë për Krishtlindjen Ortodokse
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...