Lajme

Pacolli shtyn ultimatumin për LDK-në e VV-në, ja sa iu jep afat

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 18 August 2017

Behgjet Pacolli nuk do ta deklarojë bashkëpunimin me koalicionin PAN të premten, pavarësisht se kjo ditë përbën afatin e fundit që ai u ka dhënë LVV-së dhe LDK-së, për t’ia dëshmuar me shkrim se këto subjekte e kanë shumicën në Kuvend dhe janë për një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Do t’u japë akoma kohë të dyja partive, shkruan sot “Koha Ditore”.

AKR-ja që Pacolli e drejton ka katër deputetë. Ajo është pjesë e koalicionit LAA, e cila përbëhet edhe nga LDK-ja dhe Alternativa.

-Advertisement-

Përderisa dy subjektet e tjera të koalicionit janë barrikaduar në qëndrimin se në asnjë formë nuk do të bashkëpunojnë me koalicionin PAN, për aq kohë sa pjesë e tij është PDK-ja, Pacolli ka propozuar Qeveri gjithëpërfshirëse, pa përjashtuar përfshirjen e PDK-së në të.

Pacolli i ka thënë gazetës, të enjten, se ka disa lëvizje te LDK-ja e LVV-ja, nga të cilat kishte kërkuar të intensifikonin bashkëpunimin..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera