Lajme

Pacolli: Shtetet jo-njohëse ta ndjekin shembullin e Barbadosit

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 16 February 2018

Njohja zyrtare e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran nga shteti i Barbadosit dhe shprehja e vullnetit për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve respektive është një lajm i duhur në kohën e duhur dhe duhet t’i inkurajojë edhe shtetet tjera jo-njohëse, që ta ndërmarrin një hap të tillë në shënimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ky akt i rëndësishëm nga përfaqësuesit e shtetit të Barbadosit fuqizon edhe më tej legjitimitetin ndërkombëtarë të Kosovës dhe dërgon një mesazh të qartë se procesi i njohjeve është i pakthyeshëm dhe i pandalshëm.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas pranimit zyrtar të njohjes nga Barbadosi, nëpërmjet të cilës konfirmohet ky vendim.

-Advertisement-

“Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën”, është shprehur më tej kreu i diplomacisë kosovare.

Barbadosi është një shtet ishull në rajonin e Karaibeve në Amerikën Veriore me një popullsi që llogaritet të jetë rreth 300 mijë banorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera