Lajme

Pacolli: “Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë, në çdo aspekt”

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 21 September 2019

Gjatë ditës së shtunë, disa tërmete me radhë goditën Shqipërinë.

Tërmeti prej 5.8 ballësh po konsiderohet më i madhi në 30 vitet e fundit, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, fatmirësisht dëme në njerëz nuk pati, por nuk i shpëtuan dëmet materiale.

-Advertisement-

E ministri në detyrë i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, nëpërmjet Facebook, ka thënë që Shqipëria në çdo aspekt e ka përkrahjen e ndihmën e Kosovës.

“Me të mbërritur në Nju Jork mora lajmin tronditës për tërmetin e sotëm në Shqipëri. Një ndjenjë e pakëndshme. Nga zemra u uroj të lënduarëve shërim të shpejtë. Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë, në çdo aspekt. Sot ishte Perëndia me ne!”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera