Lajme

Pacolli shpenzon qindra euro vetëm në makiato

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 23 August 2018

Në muajin prill të 2011-tës, Behgjet Pacolli dhe kabineti i tij kishte shpenzuar rreth 700 euro në restorantin e Kryeministrisë vetëm në makiato, ujë e lëngje.

Behgjet Pacolli kishte shpenzuar 348 euro në pije jo alkoolike, në restorantin e Kryeministrisë vetëm në një muaj. Në po këtë muaj ishin edhe katër këshilltarët e tij që kishin pirë kafe e lëngje nga zyra.

Rejhan Vuniqi kishte shpenzuar 90 euro, Jetlir Zyberaj 100 euro, Avni Dervishi 80 euro dhe Arbër Geci 63 euro.

-Advertisement-

Në total vetëm për muajin prill, këto pije të zyrës së Pacollit i kanë kushtuar arkës së shtetit 680 euro e 60 cent.

Zyrtarisht kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te truprojat e qeveritarëve të lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera