Pacolli shpalos programin e AKR-së, përmend 70 mijë vende pune
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 03 June 2017
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në prezantimin e planit ekonomik të koalicionit LDK-AKR-Alternativa para bizneseve ka thënë se programi i AKR-së tani e ka mundësinë të hyjë në implementim.
“Shpresoj shumë që do të kemi mirëkuptim tek partneri ynë i koalicionit që në qeverisjen e ardhshme ta reduktojmë administratën publikë në favor të efiqiencës. Ka shumë njerëz dikun ndoshta 20% që nuk kanë as vende pune ku punojnë. Ne duhet të bëjmë reformë në administratën publike sepse kështu krijojmë mundësi të implementimit në çfarëdo programi ekonomik”, ka thënë ai.
Pacolli ka shtuar se do ta ndajnë gjyqësinë nga politika.
“Kjo duhet të bëhet njëherë e përgjithmonë. Gjyqësia të jetë e pavarur e të mos mbesin lëndë me vite pa u zgjidhur. Me këtë do të kemi probleme me imazhin tonë në Kosovë”, ka theksuar ai.
Ai ka përmendur shtyllat kryesore të programit të AKR-së.
“Zhvillimi ekonomik me rritje 8%, krijimi i vendeve të punës deri në 70 mijë, do të themelojmë agjencinë e pavarur të participimeve që të mos e shesim pronën tonë, do të ftojmë investitorët që të fillojnë aktivitetet e tyre në fabrikat që nuk janë në funksion, jetësimin e menjëhershëm të tri zonave të lira ekonomike Gjakovën, Mitrovicën, Prizrenin”, ka thënë Pacolli, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se Trepça do të jetë gjithmonë pronë e Kosovës.
“Në të do të investohet, kemi projektin shumë të mirë por gjithëmonë do të jetë e vendit tonë. Pastaj do ta bëjmë trajtimin ujrave të zeza, krijimin e tregut të përbashkët gjithëshqipëtar është shumë i nevojshëm sepse investitorët nuk vijnë vetëm për 2 milion banorë. Do ta zhvillojmë industrinë përpunuese. Kemi një fuqi punëote të lirë dhe duhet të ecim përpara. Edhe të rinjët tanë do të gjejnë punë sepse ne kemi një praktikë për këtë. Na mbështesni për këto gjëra.”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...