Lajme

Pacolli: Serbët frymëzohen për gënjeshtra nga Dobrica Qosiqi

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 June 2018

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli edhe një herë ka reaguar ndal lajmeve që ditëve të fundit shteti serb po i publikon për largim të disa njohjeve të Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se udhëheqësit serb e kanë udhërrefyes, Dobrica Qosiqin të njohur si “babi i kombit serb”,

Ai madje duke publikuar një citat të Qosiqit në të cilin thuhet se rrena është interes kombëtar serb dhe të rrejmë në mënyrë kreative.

-Advertisement-

“Ky është udhërrëfyesi i politikbërjes sê Ivica Dacicit dhe qeverisë së Serbisë. Lexojeni se nga cila doktrinë udhëhiqen ata karshi Kosovës dhe lajmeve që i prodhojnë nëpër mediat që i kontrollojnë në Serbi.

“Rrena është interes kombëtar serb…Rrena është spektër i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur…Rrejmë në mënyrë kreative, me mençuri, inventivë…Rrena është në vetë qenien e serbëve…Në këtë vend, çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë…Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar rrena…”, ka thënë ai që njihet si “Babai i Kombit serb”, Dobrica Qosiq.

Dobrica Ćosić, “otac srpske nacije”:

-„… Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno.“

-„Laž je srpski državni interes.“

-„Laž je u samom biću Srbina“.

-„U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“

-„Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž…“”, ka shkruar Pacolli.

Kujtomë që dite më parë media serbe kishte raportuar se Libani e ka tërhequr njohjen e Kosovës. E i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit i cili ka deklaruar se ka  zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarët e lartë të Liberisë, të cilët i kanë konfirmuar se ky shtet nuk ka ndryshuar qëndrimin karshi shtetit të Kosovës./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera