Lajme

Pacolli: Rruga e Kosovës drejt KE-së është e pandalshme

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 19 Maj 2018

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar homologen e tij kroate, Marija Pejqinoviq Buriq, për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës nga Kroacia, shtet me të cilin tradicionalisht, Kosova ka pasur marrëdhënie të afërta dhe strategjike.

Pacolli ka shkruar në facebook se kjo krijon një mundësi të re dhe rrethana të favorshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Rruga e Kosovës drejt KE-së është në drejtimin e duhur dhe e pandalshme, përderisa synimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Misioni dhe vlerat që mbron KE e plotësojnë aspiratën tonë për integrim në Evropë. E falënderoj, gjithashtu shtetin tonë mik Danimarkën që deri më tash e ka pasur kryesimin e KE-s”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy