Lajme

Pacolli reagon për intervistën dhënë televizionit zviceran

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 18 September 2017

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me një shkrim të mediave zviceranë e për të cilën kanë shkruar edhe mediat në Kosovë.

Sipas Pacollit mediat në Kosovë e kanë shtrembëruar intervistën ndërsa ai në Facebook e ka shpërndarë edhe linkun e televizionit zviceran.

Postimi i Pacollit:

-Advertisement-

Sot në disa mediume kosovare dhe shqiptare, është transmetuar intervista ime (e shtrëmbuar) dhënë për televizionin Zviceran SRF. Për korrektësi dhe informatë të drejtë, ja linku i intervistës origjinale, në gjuhen gjermane. E preferoj seicilin ta lexon drejtë. Kjo intervistë e shtrëmbuar është paraqitur së pari në Facebook të Enver Robellit e pastaj edhe në portalin ku ai shkruan. Për informatë, Robelli është denuar një herë nga gjykata Zvicerane për shpifje ndaj meje.

http://www.srf.ch/news/interna…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera