Lajme

Pacolli reagon për incidentin e autobusit të linjës Gjermani-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 04 March 2018

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur keqardhje për incidentin e autobusit të linjës Gjermani-Kosovë që ndodhi në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli ka shkruar se nga informacionet, që ka pranuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre.

Shpreh keqardhje për incidentin, që ndodhi në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi (në pjesën kroate) me autobusin e linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova. Nga informacionet, që kam pranuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre. Për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë. Falënderoj autoritetet kroate, që tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera