Lajme

Pacolli publikon fotografi të UÇK’së: A ju kujtohen paradat e marshet e krenarisë?

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 09 June 2022

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, fotografi ku shfaqen ish-ushtarë të UÇK’së gjatë kohës së luftës. Pamjet e tilla thotë se janë krenaria e Kosovës.

“A ju kujtohen PARADAT DHE MARSHET E KRENARISË?”, pyeti Pacolli duke marrë mbështetje nga qytetarë.

-Advertisement-

Ndërkohë, sot në kryeqytet është mbajtur Parada e Krenarisë në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë.

Në këtë ngjarje nuk morën pjesë udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, pavarësisht se organizatorët u kishin dërguar ftesa.

Parada e Krenarisë u mbajt në kuadër të Javës së Krenarisë, që nisi më 6 qershor në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe presidentja Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera