Lajme

Pacolli: Pse vota e qytetarëve serb po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë?

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 23 October 2019

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, partia e të cilit ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën, ka theksuar se është tmerrësisht shqetësuese që sot të dëgjojmë që merret në konsideratë pranimi i votave të serbëve në mënyrën e njëjtë, për të cilën jemi refuzuar ne dhe kjo përbën edhe shkelje të parimit kushtetues të barazisë së votës.

Sipas tij votat nga diaspora jonë janë refuzuar të deponohen direkt në pikat e postës së Kosovës dhe kështu janë privuar me mijëra votues.

“Gjatë procesit të votimit me postë, nga KQZ është komunikuar zyrtarisht se votat duhet të vijnë nëpërmjet postës nga vendbanimi i votuesit dhe nuk mund të deponohen direkt në pikat e postës së Kosovës.  Me mijëra votues nga jasht janë privuar nga kjo por kështu kanë qenë rregullat, përkundër faktit që ne si parti kemi pyetur për ekzistimin e një mundësie të tillë.  Është tmerrësisht shqetësuese që sot të dëgjojmë që merret në konsideratē pranimi i votave të serbëve në mënyrën e njejtë për të cilën jemi refuzuar ne dhe kjo përbën edhe shkelje të parimit kushtetues të barazisë së votës” shkruan Pacolli.

-Advertisement-

Pacolli gjithashtu thotë se ato vota janë deponuar në postën e Kosovës në lagjen Dardania nga një zyrtar serb.

“Ato vota janë deponuar në postën e Kosovës në lagjen Dardania të Prishtinës nga personalisht një zyrtar shtetëror serb. Unë po i shtroj dy pyetje: Pse subjekte politike nuk reagojnë ndaj këtij skandali? Pse vota e qytetarëve serb po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë?” shkruan Pacolli në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera