Pacolli propozon një ‘marrëveshje historike’ në mes partive të mëdha
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 14 July 2017
Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka propozuar një marrëveshje siç e quan ai, historike për formimin e Qeverisë.
Pacolli ka propozuar që të organizohet një tryezë me liderët e partive të mëdha të vendit dhe minoriteteve, për të diskutuar rreth planit një vjeçar të Qeverisë në të cilin do të përfshihen çështjet me rendësi të vendit si Demarkacioni, Asociacioni, themelimi i ushtrisë dhe ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Pacolli në Facebook ka porositur liderët e partive që të vënë interesin e popullit në rend të parë dhe të mos i zvarrisin proceset për formimin e Qeverisë.
Postimi i Pacollit i plotë:
Kur liderët e partive politike do ta venë në rend të parë interesin e Kosovës…..! Ja propozimi im për një Marrëveshje Historike! A) Të organizohet një tryezë me krejt liderët e partive të mëdha politike, Vetëvendosjes, LDK, PDK, AAK, Nismës, dhe AKR dhe partive të minoriteteve. B) të vendoset për Planin e Veprimit një vjeçar të punës së Qeverisë, pos punëve të tjera të administrimit të përditshëm që do të përfshinte: 1)demarkacionin; 2)Asosacionin; 3)lëvizjen e lirë pa viza; 4) ligji I ri zgjedhor; 5)zgjedhja e presidentit nga populli; 6 )ndryshimet kushtetuese (themelimi I Ushtrisë së Kosovës, ristrukturimi I administratës publike, vetingu,, etj); 7)marrëdhëniet konstruktive me Gjykatën speciale; C) krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse me afat një vjeçar, me datë të përcaktuar të zgjedhjeve parlamentare të radhës.
Sa mua më përket, këtë qeveri mund ta udhëheqë Ramush Haradinaj, Albin Kurti, apo kushdo tjetëir që merr konsensusin maksimal. Por një gjë është e sigurt: mos I zhagisni proceset, vendosni Kosovën mbi të gjitha! -//- Kush don mundët te lexoj mē tutje Ku e mbështes këtë propozim? Periudhat para zgjedhjeve, zgjedhjet, periudha pas zgjedhjeve janë vdekja e qeverisjes. Paratë po harxhohën pa adresë ekonomike, por për mashtrim të qytetarit, nuk punohet, nuk merren vendime, qytetari harrohet në hallin e vet. Vendet e tjera mund t’ja lejojnë vetes këtë luks, Kosova jo.
Në një periudhë si kjo, është shpikur një sport i kahmotshëm, që në Kosovë merr formën më qesharake, formën e BLERJES së DEPUTETIT sikur të ishte gjë e gjallë. Nuk di vend në rajon, e aq më tepër në botën e qytetëruar ku zhvillohet në mënyrë kaq të shfrenuar ky GJAH për votën, për mendjen, për vullnetin e një njeriu, e një deputeti, apo të disa deputetëve. E këtë sport e raportojnë mediat që ndjekin në mënyrë perverse skenarët e blerjes. Me qytetarin nuk merren as ato, mediat. Nuk merren me ekonominë, nuk merren me spitalet, nuk merren me mjedisin, nuk merren me njeriun. Zotërinj të nderuar, politika nuk është kështu as si sporti, por është më keq. Dhe futbolli profesionist ka rregullat e veta të shitblerjes së lojtarëve dhe jo si në xhunglën tonë politike. Edhe një sport që është lojë ka rregulla loje, jo më politika që duhet të jetë një profesion i rregulluar tërësisht. Në Kosovë tani flasin të gjithë…kush do te jet kryeministër? Në një situatë të tillë ku flasin të gjithë, edhe ku zhagiten dhe flasin edhe sekserët, kamerierët e shndërruar në kuzhinierë, apo në pronarë restorantesh e ku u shërbehet të gjithëve.
Unë kam disa ide, disa thirrje themelore. Janë 10 në fakt; 1) NDAL kësaj loje që e trajton deputetin si në tregun e gjësë së gjallë, ndalni nëse keni Perëndi ! Për këtë duhet të vendosim konsensualisht. 2) urgjentisht të rikthejmë besimin tek politika, të miratojmë rregullat e lojës dhe t’i respektojmë ato. Kjo që po ndodh, vjen pse ne nuk kemi rregulla loje, ose nuk i respektojmë ato që kemi. Kjo që po ndodh është pse ne nuk dimë, nuk njohim kulturën e marrëveshjes, nuk kemi besë politike, nuk dimë të mbajmë fjalën. Duhet urgjentisht me e rikthyer këtë kulturë, pse kështu do rikthejmë besimin e qytetarit tek politika. Duhet të biem dakord për rishkrimin e rregullave të lojës në rast zgjedhjesh, apo paszgjedhore. Për këtë duhet Konsensus. Kriza e sotme, kriza e para tri vjetëve, që po ndodh vjen ngase ne kemi shkelur një Marrëveshje edhe ndërkombëtare nëse doni : ajo që firmosa unë me Mustafën, Thaçin dhe ambasadorin amerikan Dell për zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nëse ajo marrëveshje do të ishte respektuar, nuk do të kishim sot të njëjtën situatë sa herë që ka zgjedhje : shitblerje, kalime ylberi, kriza tek dera, etj. Ajo marrëveshje është vendim parlamenti. 3) Urgjentisht ne duhet ta miratojmë reformën e re zgjedhore, zgjedhjen e presidentit nga populli, me pak fjalë reformën kushtetuese. Për këtë na duhet konsensus. Në skenën tonë politike po qarkullojnë disa njerëz që ndihen kryeministra, e që po formojnë disa kabinete nëpër kafenetë e Prishtinës, pse institucionet janë bosh dhe nuk bëjnë punën e tyre. 4) A është dikush prej tyre që ka një shkop magjik që thjesht dhe vetëm me blerje deputetësh, të mund të zgjidhë Demarkacionin me Malin e Zi e pastaj dhe me fqinjët e tjerë ? Unë mendoj se këtë duhet ta bëjmë në mënyrë konsensuale. 5) A është dikush prej këtyre kandidatëve për Kryeministra që mund ta zgjidhë në mënyrën më të mirë, çështjen e Asosacionit të Komunave Serbe për të cilën pret Serbia, pret Lista Srpska, e cila nuk ka dert se kush është kryeministri real po thjesht do funksionalizimin e Asosacionit ? Unë mendoj se këtë çështje duhet ta ballafaqojmë në mënyrën më konsensuale të mundshme. 6)Po bashkëpunimin me Gjykatën Speciale si do ta përcaktojmë : si vullnet të njerës pjesë të politikës për të bashkëpunuar, apo si vullnet të palës tjetër për ta refuzuar atë ? Unë mendoj se këtë duhet ta bëjmë me një formulë konsensuale. 7) Po për çështjen e Trepçës, atë të minierave dhe pasurive të tjera të Kosovës, për Trustin Pensional, a ka kush zgjidhje ? Unë mendoj se këtë duhet ta bëjmë konsensualisht. 8) e për bisedimet me Serbinë a ka kush ndonjë zgjidhje që të ndryshojë formatin, tematikën, kohëzgjatjen e bisedimeve, etj ? Unë mendoj se duhet ta bëjmë konsensualisht këtë. 9). Pa e trajtuar seicilën prej këtyre zgjidhjeve, ne duhet të zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që si zakonisht prej shërbyesve politikë të saj, lë jashtë një litar në qafën tonë, ku duhet të pengohemi. Si do ta zgjidhim ? Unë mendoj se duhet ta zgjedhim konsensualisht. 10) Pak ditë më parë në festimet e Pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori i këtij vendi mik, na bëri thirrje për një marrëveshje historike si ajo që përcaktoi krijimin e SHBA-ve. Dhe miku jonë ka plotësisht të drejtë.
Unë bëj thirrje për një tryezë të koalicioneve dhe partive politike. Sa më parë. Nesër. Boll me taktizime, boll me shitblerje, boll me mashtrime se i kemi gati votat, etj, etj. Këtë tryezë thjesht duhet ta lehtësojë Presidenti, por ku të gjithë të jenë të barabartë. Kjo tryezë është respekt për rregullat e lojës, është respekt për dinjitetin e çdo deputeti, është tryezë ku respektohet dinjiteti politik i çdo koalicioni, është tryezë që i thotë kësisoj ndal shitblerjes. Kjo tryezë duhet të vendosë për një agjendë të hapave tona shtetndërtues. Le të ndërtojmë konsensus për seicilin prej tyre, ose të paktën për hapat e parë. Zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nëse ecim edhe më para drejt asaj Marrëveshje historike që do të zgjidhë 10 sfidat tona shteformuese, më mirë akoma. Këto sfida janë njëherësh dhjetë pikat e kësaj Marrëveshje, janë dekalogu i Shtetit të Ri të Kosovës.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...