Lajme

Pacolli prezanton planin për menaxhimin e mbeturinave dhe sigurinë publike (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 28 September 2017

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli ka prezantuar sot planin e tij për  menaxhimin e mbeturinave dhe  sigurinë publike

Pacolli ka thënë se do të punojë më shumë për higjienën dhe sigurinë në Prishtinë, shkruan Infokusi.com

“Koshat janë të stërngarkuar nga mbeturinat ,  ato nuk po mirëmbahen ndërsa ne do të ofrojmë platformë tjetër për pastrimin e mbeturinave, qyteti do të pastrohet natën vonë ose herët në mëngjes” ka thënë Pacolli.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar për sigurinë publike dukë u zotuar se do bëjë eliminimin e qeneve endacak

“  Ditë më parë qenët endacak kanë sulmuar një fëmijë që është rast tragjik për neve, ne duhet qe njëherë e përgjithmonë ti eliminojmë qentë dhe ti lirojmë njerëzit të jenë të lirë në qytet” ka thënë Pacolli

Ndërsa i pyetur nëse forma që do të përdorë për eliminimin e qeneve do të jetë vrasje e tyre ai ka thënë se do të përdorë formën e eliminimit imediat

“Eliminimi imediat i qytetit nga qenët, duhet të largohen nga kryeqytet  sepse janë rrezik për ne, për fëmijët dhe për të gjithë qytetarët ” ka përfunduar Pacolli./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera