Pacolli: Presidentja Osmani refuzoi vaksinat kineze që i ofroi si ndihmë Turqia
Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 29 April 2021
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka refuzuar vaksinën kineze që e ofroi si ndihmë Turqia për Kosovën.
“Një vaksinë kineze ka prodhim edhe në Turqi dhe Turqia sot me qindra miliona, i shpërndan nëpër vendet e veta mike dhe një opsion i tillë është për Kosovën, këtë presidentja [Osmani] e di, presidentes i është thënë kjo, Turqia e ka ofruar vaksinën kineze dhe ajo është refuzuar nga presidentja, duke thënë ne vetëm Pfizer dhe asnjë tjetër, një kontingjent ka qenë falas dhe kontingjenti tjetër normalisht me një çmim simbolik”.
Pacolli në Rubikon në Klan Kosova, tha që është papërgjegjësi e madhe që qytetarët e Kosovës nuk janë vaksinuar ende.
“Sot çdo një orë e gjysmë një njeri në Kosovë vdes nga COVID-i, sa ne bisedojmë këtu një njeri ka vdekur dhe sot është papërgjegjësi e madhe që qytetarët e Kosovës të mos vaksinohen”.
“I janë ofruar edhe më përpara edhe tash, unë i kam shkruar kryeministrit se mund të jem bashkëpunues, nëse bashkëpunimi im në një formë a në një tjetër është i nevojshëm për Kosovën, nuk kam mundur të rri duarkryq, duke e ditur që po të ishin mundësitë që t’i sjellë privatisht do t’i kisha sjellë, por vetëm shtetit mund t’i siguroj vaksinat”.
Pacolli tutje tha që kryeministrit Albin Kurtit i ka ofruar mundësi për t’i sjellë 100 mijë vaksina brenda dy javëve.
“Unë Kurtit i kam shkruar se mund të jem një ndërlidhje kualitative për prokurimin e shpejtë të vaksinave dhe flas për një vaksinë jo kineze, por për një perëndimore, kontaktin e së cilës e kam marrë nga Edi Rama, dhe duhet të nënshkruhet një kërkesë nga shteti dhe të sillet ajo vaksinë këtu dhe oferta ekziston për qeverinë e Kosovës por si duket nuk është pranuar”.
“Kam lidhje që të ndikoj në fabrikë që të thuhet ky kontingjent mund të shkoj për Kosovën, bëhet fjalë për deri në 500 mijë doza por 100 mijë të para mund të vijnë për dy javë dhe tjerat më vonë”, u shpreh Pacolli.
Të tjera
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...