Lajme

Pacolli për vdekjen e dy vëllezërve kosovarë në Gjermani: Ajo që nuk guxon të ndodhë, ndodhi

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 13 October 2020

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit se dy vëllezër nga Deçani kanë vdekur pas goditjes nga treni në Gjermani. Pacolli në Facebook ka shkruar se këtë mëngjes ka ndodhur ajo që nuk guxon të ndodhë, derisa ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit.

“Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqëve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera